Një person është gjetur i vdekur sot pas dite në Përpellac të Podujevës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express.

Nga policia është thënë edhe se, policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.

‘‘Rreth orës 18:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume