Më 29.09.2025 në orën 15:30 në SPB Tetovë, një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 1.600 euro nga A.I. (19) nga Tetova. Sipas denoncimit, në periudhën nga 29.08. deri më 04.09.2025, në disa raste A.I. e ka mashtruar dhe ia ka marrë paratë me qëllim që t’i depozitojnë në ndonjë platformë online, ku do të përfitonin një shumë më të madhe parash. Siç është denoncuar, pasi ia dha paratë, A.I. nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike, pas së cilës ai e kuptoi se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume