Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, vizitoi banorët e Reçicës së Madhe, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët. Ai akuzoi pushtetin lokal për neglizhencë dhe mungesë investimesh në këtë vendbanim, duke theksuar se nuk është realizuar asnjë projekt konkret.

“Ky pushtet i kriminalizuar e ka lënë pas dore Reçicën e Madhe, pa projekte dhe pa investime. Nga këtu japim mesazhin e qartë: po vijnë ditë më të mira për Reçicën e Madhe dhe për gjithë Tetovën,” tha Rexhepi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume