Mbrëmë, në sallën e madhe “Boris Trajkovski”, Shkupi u shndërrua në kryeqendër të bashkimit shqiptar. Mijëra e mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit. Për këtë u kërkojmë ndjesë, sepse zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot.

Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin NJË ZË. VLEN-i nuk premton, VLEN-i punon. Kjo u dëshmua me veprat që sot i sheh secili qytetar shqiptar: 40 milionë euro për Universitetin “Nëna Terezë” sepse duam dije të vërtetë, e jo diploma pa vlerë. 25 milionë euro për Sheshin “Skënderbeu” që zemra e Shkupit të rrahë njësoj edhe për shqiptarët. 80 milionë euro për komunat shqiptare, qindra projekte konkrete të realizuara, dhe gati 240 milionë euro të tjera deri më 2028 për zhvillim të drejtë e të barabartë. 2300 shqiptarë të punësuar dhe 700 të avancuar, ky është “përfaqësim i drejtë dhe adekuat”, jo mashtrim me statistika.

Prandaj, me plot bindje ju themi: VLEN-i nuk është listë premtimesh, por inventar punësh. VLEN-i nuk është projekt fushate, por projekt kombëtar.
Ne qeverisim me përgjegjësi, punojmë me përkushtim dhe mbajmë amanetin e popullit. Nga ne nuk dëgjoni sharje për shqiptarët, por shihni vepra për shqiptarët.

Tani është koha që shqiptarët të marrin sërish fatin në dorë! Ashtu siç e çliruam Tetovën nga zullumi më 2021, siç e rrëzuam padrejtësinë nga pushteti qendror më 2024, ashtu do ta çlirojmë Strugën, Dibrën, Kërçovën, Gostivarin, Shkupin e Likovën.

Më 19 tetor, secili prej nesh ta marrë punën në dorë. Të mos lejojmë që ata që aktronin patriotë e mashtrojnë popullin me patetizma bosh, të vazhdojnë t’ju lënë pa ujë të pijshëm, pa kanalizim, pa rrugë e pa zhvillim.

VLEN është zëri i shqiptarëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com