Janevska në orën e parë akademike në UKM: Studimi në vendin tënd është zgjedhja më e mirë, jemi të përkushtuar për arsim të lartë cilësor

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës,Vesna Janevska, në orën e parë akademike përshëndeti
gjeneratën e re të studentëve në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“.
„Të gjithë ju që besoni se pikërisht këtu do të fitoni dije, aftësi dhe mbështetje për t'u bërë
liderë që do ta udhëheqin Maqedoninë në shekullin XXI, jeni në vendin e duhur, në vendin
tuaj, në universitetin më të vjetër, ku profesorët kanë përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja dhe
janë të gatshëm ta drejtojnë entuziazmin tuaj drejt disiplinës dhe përgjegjësisë, për të ndërtuar
kapacitete për jetën në një botë që po ndryshon me shpejtësi", theksoi Janevska.
Në prani të rektores Biljana Angellova, prorektorëve, dekanëve dhe profesorëve, si dhe
kryetarit të Trupës Kombëtare Studentore Aleksandar Nikollovski, ministrja Janevska u
shpreh se institucionet janë të përkushtuara për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë
vendas dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për të rinjtë në vendin e tyre.
„Dëshiroj të qëndroni në vendin tuaj edhe pas studimeve. Këtu ta ndërtoni të ardhmen tuaj
dhe të familjes suaj. Kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt prosperitetit të Maqedonisë“, u
bëri thirrje studentëve Janevska..
Ajo gjithashtu theksoi se gjatë periudhës së kaluar janë miratuar një sërë masash për
përmirësimin e standardit studentor, për mbështetje më të madhe financiare dhe
modernizimin e programeve studimore.
" Ia dolëm të zhbllokojmë rinovimin e Konvikteve për Studentë Stiv dhe Kuzman, si edhe
ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) dhe
Fakultetit të Kulturës Fizike. E zgjeruam përfshirjen e racionit të studentët, marrëdhënia e
punës e studentëve nuk është më kusht për marrjen e mjeteve. Pres që vitin e ardhshëm të
kemi rritje të re të shumës ditore. Studentët kanë në dispozicion 3100 bursa në disa kategori,
ndërsa procedurat e aplikimit, si dhe ato për akomodim në konviktet studentore, janë
digjitalizuar plotësisht", tha Janevska.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zgjidhi problemin shumëvjeçar me transportin publik falas
për studentët në kryeqytet. Është sjellur edhe Ligji me anë të të cilit studentët në fakultetet
shtetërore dhe private do të marrin vauçerë me vlerë për sigurimin e kompjuterit personal,
tabletit ose laptoptit si studentët e rregullt po ashtu edhe studentët me korrespodencë.
Janevska theksoi se me Ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili është në përgatitje, arsimi i lartë
do të vendoset mbi themele të forta.
Kjo është gjenerata e parë e studentëve që do të jenë në gjendje të përdorin falas bazat e të
dhënave shkencore Web of Science dhe Scopus për të punuar në punime shkencore dhe
profesionale.