Për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes në Shkup do të nisë më herët se data zyrtare. Prej nesër, 2 tetor, konsumatorët e lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore që menaxhohet nga EMV do të furnizohen me energji termike. Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes. Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius. Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes.
Mgid