Gjatë ndeshjes së hendbollit mes ekipeve të Vardarit dhe Pelisterit, të mbajtur në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, grupi i tifozëve “Çkembari” shpërtheu me thirrje fyese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve.

Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë as i fundit, përderisa institucionet heshtin dhe qeveria me VLEN-in në krye bën sikur nuk sheh. Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë për ndëshkimin e autorëve që nxisin urrejtje ndëretnike, vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në sallën “Boris Trajkovski”, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair e Tetovë.

VLEN edhe në këtë rast ka zgjedhur të mbyllë sytë. Për ta, më e rëndësishme është një fotografi me tifozët maqedonas dhe vota e antishqiptarit “Qesto”, sesa dinjiteti i shqiptarëve dhe mbrojtja e nënave e motrave tona që poshtërohen nëpër tribina sportive.

VLEN nuk ka as vullnet dhe as dëshirë për të ndalur hovin e narrativave antishqiptare nga ana e atyre që hapur deklarojnë në rrjetet sociale se do ta mbështesin këtë subjekt vetëm për të mposhtur opozitën shqiptare. Ky fenomen jo vetëm që ekspozon dobësinë e VLEN-it përballë presioneve politike dhe propagandës, por njëkohësisht e vendos atë në një pozitë të dyshimtë, ku mbështetja që merr nuk lidhet me programin e vet politik, por me qëllime që cenojnë unitetin dhe interesat e shqiptarëve.

19 tetori po afron. Në kutitë e votimit, shqiptarët do t’ua japin dënimin e merituar këtyre vasalëve politikë, që karrierën e tyre e ndërtuan mbi nënshtrimin para VMRO-DPMNE-së dhe në kurriz të interesave shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com