Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë u shënua nga një dështim i madh, duke treguar qartë fytyrën e politikave të gabuara kulturore të VLEN-it. Në vend që të ishte një festë e artit dramatik dhe një jubile me peshë, publiku u përball me sallë gjysmë të zbrazët dhe atmosferë të zymtë, që e shndërroi ngjarjen në zhgënjim të plotë.
Nga Sekretariati i Kulturës pranë Bashkimit Demokratik për Integrim u theksua se drejtori i festivalit, në vend se të afirmonte artistët dhe trashëgiminë kulturore, e shndërroi manifestimin në një “katrrahurë dhe miting politik”.
“Është për të ardhur keq që kanë punuar shumë personalitete dhe, me punë vetmohuese, stafi artistik dhe ai administrativ kanë arritur të mbajnë gjallë këtë festival. Është e papranueshme që në këtë jubile të mos ketë asnjë falënderim për artistët dhe njerëzit që e krijuan e zhvilluan këtë festival ndër vite. Të fshihet kontributi i tyre është mosmirënjohje dhe deformim i memories kulturore të qytetit,” thuhet në reagim.
Sekretariati gjithashtu nënvizon se një festival që mban emrin “ndërkombëtar” nuk mund të justifikohet pa praninë e teatrove nga vendet e rajonit dhe Europës, si Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Bosnja apo Kroacia. “Mungesa e tyre e varfëroi programin dhe ia hoqi festivalit dimensionin ndërkombëtar,” shtohet më tej.
Sipas reagimit, VLEN ka bërë “keqpërdorim brutal të festivalit”, duke e shndërruar në podium politik për të promovuar kandidatin e tyre për kryetar komune. “Ky akt jo vetëm që e dëmton festivalin, por edhe fyen publikun dhe artistët që presin art, jo propagandë.”
“Tetova meriton një festival teatri të vërtetë, një hapësirë arti e respekti për publikun dhe krijuesit, jo një skenë të shfrytëzuar për interesa politike”, përfundon reagimi i Sekretariatit të Kulturës pranë BDI-së për Tetovasot.
Reagimi i plote:
Dështim skandaloz!
Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë tregoi fytyrën e një dështimi të përgjithshëm të politikava kulturore të Vleni-t. Në vend që të ishte festë e artit dramatik dhe një ngjarje jubiliare me peshë, publiku u përball me sallë gjysmë të zbrazët dhe atmosferë të zymtë që e shndërroi ngjarjen në zhgënjim të plotë.
Drejtori për të shëruar komplekset e veta, e shëndëroi këtë festival në një katrahurë dhe miting politik, është për të ardhur keq që kanë punuar shumë personalitete dhe me punë vetmohuese stafi artistik dhe ai administrativ kanë arritur të mbajn gjall këtë festival.
Është e papranueshme që në këtë jubile të mos ketë asnjë falënderim për artistët dhe njerëzit që e krijuan dhe zhvilluan këtë festivalin ndër vite. Të fshihet kontributi i tyre është mosmirënjohje dhe deformim i memories kulturore të qytetit.
Një festival që quhet “ndërkombëtar” nuk mund të justifikohet pa praninë e teatrove nga Europa ose edhe te atyre si nga Shqipëria dhe vendet fqinje, Bullgaria, Turqia, Bosnja apo Kroacia. Mungesa e tyre e varfëroi programin dhe ia hoqi festivalit dimensionin rajonal e ndërkombëtar.
Veç kësaj, VLEN bëri një keqpërdorim brutal të festivalit duke e shndërruar në podium politik për të promovuar kandidatin e tyre për kryetar komune. Ky akt jo vetëm që e dëmton festivalin, por edhe fyen publikun dhe artistët që presin art, jo propagandë.
Tetova meriton një festival teatri të vërtetë, një hapësirë arti e respekti për publikun dhe krijuesit, jo një skenë të shfrytëzuar për interesa politike.
Sekretariati Kultures pranë Bashkimit Demokratik për Integrim