Talenti i ri i KF Shkëndija, Nazif Ceka, është ftuar nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U19 për grumbullimin e radhës, që do të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare të kësaj moshe informon Tetovasot.

Ceka, i cili prej disa muajsh është pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës, po konfirmon me paraqitjet e tij se është një nga emrat më premtues të gjeneratës së re. Me lojën e tij të pjekur, shpirtin luftarak dhe qasjen profesionale në stërvitje, ai ka fituar besimin e stafit teknik të kuqezinjve, duke marrë minuta të vlefshme edhe në kampionat.

Ftesa nga përfaqësuesja U19 shihet si vlerësim për punën dhe përkushtimin e tij, por edhe si dëshmi se Shkëndija vazhdon të jetë vatër e talenteve që po e pasurojnë futbollin vendor.

Në njoftimin e klubit theksohet se Ceka do t’i bashkohet kampit stërvitor të kombëtares gjatë kësaj jave, ku pritet të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese.

Kjo ftesë është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa drejtuesit e klubit dhe tifozët e Shkëndijës i kanë uruar suksese dhe përfaqësim dinjitoz me fanellën e kombëtares.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com