Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi më 9 dhe 12 tetor, në Danilovgrad dhe Podgoricë. Trajneri i kombëtares, Erhan Selimi, ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullohen për këto sfida, të cilat shërbejnë si përgatitje për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian U19 informon Tetovasot.

Selimi do të llogarisë në këtë përbërje:

Portierë: David Ilioski (AP Brera), Pavel Trajkovski (Partizan, Serbi)
Mbrojtës: Zlatko Radeski (Teteks), Abdulah Aslani (Lungby, Danimarkë), Gorazd Ristovski (Crvena Zvezda, Serbi), David Stojanoski (Bravo, Slloveni), Luka Atanasovski (Teteks), Andrej Murdzeski (Vardar), Nazif Ceka (Shkëndija), Emir Batic (Vardar A/Düsseldorf, Gjermani), Miço Popovski (Vardar)
Mesfushorë: Kamenço Andonovski (AP Brera), Krenar Hoti (Rabotnicki), Marko Kish (Sesvete, Kroaci), Arif Loki (Køge, Danimarkë), Admir Ljatifi (Osijek, Kroaci), Ariton Mehmed (Shkupi), Nenad Damjanoski (Domžale, Slloveni)
Sulmues: Hisar Ali (Ferronikeli, Kosovë), Stefan Brankovski (Maribor, Slloveni), David Ivanovski (Winterthur, Zvicër)


Këto dy ndeshje testuese do të shërbejnë për përgatitjen e ekipit para turneut kualifikues për fazën Elite të Kampionatit Evropian, i cili do të zhvillohet nga 12 deri më 18 nëntor në Portugali. Në këtë turne, Maqedonia U19 do të përballet me Portugalinë, Belgjikën dhe Estoninë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com