Në kuadër të raundit të tetë të Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë, Shkëndija e Haraqinës do të zbarkojë këtë fundjavë në Tetovë përballë Teteksit, në një duel që pritet të sjellë shumë emocione dhe atmosferë të zjarrtë futbolli informon Tetovasot.

Klubi nga Haraqina njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka marrë leje zyrtare për praninë e tifozëve mysafirë, duke paralajmëruar një “pushtim” të Tetovës nga afërsisht 400 mbështetës të zjarrtë të skuadrës.

“U konfirmua pjesëmarrja e tifozëve tanë në ndeshjen kundër Teteksit. Shihemi në Tetovë — me zemër për Shkëndijën!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shkëndija , ndonëse e re në Ligën e Dytë, po tregon një formë mbresëlënëse dhe ka ambicie të qarta për t’u ngjitur në elitin e futbollit . Euforia mes tifozëve është e madhe, dhe ekipi gëzon përkrahjen e pandërprerë të tyre në çdo ndeshje.

Përballja Teteks – Shkëndija e Haraqinës do të luhet të shtunën, më 12 tetor, në orën 15:00, në Tetovë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com