Dy ditë pas atentatit ndaj tij, lirohet nga spitali doktori Zekirja Shaini.

Pulmologu, i cili ishte viktimë e pritës, ka kuruar 4 plagët e marra në trup dhe është lënë në kurim shtëpiak.

Ai për TV21 tha se nuk i ka borxh askujt, por nuk ndihet i sigurt derisa nuk kapet atentatori.

Iu bënë thirrje hetuesisë të zbardhin plotësisht rastin, i cili ka shqetësuar edhe familjen e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume