Në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin “Besa Arena” në Tuz, kombëtaret e të rinjve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut ndanë pikët, duke barazuar pa gola (0:0) informon Tetovasot.
Skuadra e Maqedonisë së Veriut e nisi më mirë takimin dhe dominoi në gjysmëorën e parë të lojës, deri në momentin kur mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Pas kësaj, iniciativa kaloi te malazezët.
Erhan Selimi vazhdon të ruajë serinë e rezultateve të mira përfshirë një muaj më parë dy fitoret ndaj Bosnjë Hercegovinës .

Ndeshja e dytë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet më 12 tetor, në kampin stërvitor të OFK Titograd, me fillim në ora 14:00.
Mali i Zi: Đurović, Mugosha, Kojić (63’ Balević), Redžepagić, Martinović, Božović, Jauković (63’ Saranović), Danšanović (4’ Pejoviq), Vukoje (74’ Jašović), Jovanović (74’ Ražnatović).
Përzgjedhës: Nenad Vukçeviq.
Maqedonia e Veriut: Iloski, Radeski, Stojanoski, Atanasoski (46’ Murdjeski), Bajrami, Ristovski, Shabotić, Kish (83’ Aslani), Damjanoski (46’ Stevanovski), Brankonovski, Latifi (77’ Mehmed).
Përzgjedhës: Erhan Selimi.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com