Një aksident tragjik ka ndodhur sot pasdite, rrugës për në fshatin Korit, ku një 25-vjeçar nga Forina ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, i riu po udhëtonte me automjetin e tij kur, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës, e cila është përmbysur jashtë rrugës. Nga përplasja e fortë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës së emergjencës, 25-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pas aksidentit.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë dhe po kryhen hetime për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com