Për dallim nga fundjava e zgjatur e festës së 8 Shtatorit, ku mijëra qytetarë priten me orë të tëra në pikat kufitare, festa 11 Tetorit qëlloi ditën e shtunë, më çka, numri i qytetarëve të vendit që kalojnë pikat kufitare është dukshëm më i ulët. Sipas informatave të Lidhjes Auto-Moto, nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme brenda 24 orëve në pikën kufitare të Dojranit kanë kaluar 1,059 shtetas të vendit ndërsa nga pika kufitare Bogorodicë kanë dalë nga vendi 4,979 shtetas tonë.

“Brenda 24 orëve, në pikën kufitare Dojran, nga Maqedonia e Veriut kanë dalë 1,059 shtetas të vendit dhe kanë hyrë 377, ndërsa nga shtetasit e huaj, 763 kanë hyrë në vend dhe 657 kanë dalë. Nga pika kufitare Bogorodicë kanë dalë nga vendi 4,979 shtetas maqedonas dhe kanë hyrë 1,438. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 2,638 hyrje dhe 1,720 dalje të shtetasve të huaj”, thonë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se po merr të gjitha masat dhe po vë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve, sigurisht duke zbatuar kontrolle të detyrueshme kufitare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com