Koalicioni VLEN mbajti tubim në komunën e Zhelinës. Kandidati i këtij koalicioni për numrin një të kësaj komune, Blerim Sejdiu, u zotua se nëse përsëri e fiton besimin e qytetarëve, jo vetëm do të vazhdojë punët e nisura, por do ta çojë Zhelinën në një fazë të re zhvillimi në komunë më urbane, më moderne dhe, siç tha, më të denjë për gjeneratat që vijnë.

“Kemi projekt dhe nisim muajin e ardhshëm me gurthemelin e çerdhes më të madhe në rajon që do të bëhet në komunën e Zhelinës. Kemi menduar edhe për rininë, këtë vit përfundojmë me projektin e Pallatit të Kulturës që është enkas për të rejat dhe të rinjtë tanë që janë të mrekullueshëm dhe kjo është fjala jonë për ata. Kemi fituar dy projekte për pleqtë”, tha Blerim Sejdiu, kandidat i VLEN-it për komunën e Zhelinës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com