Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka prezantuar një nga pikat kyçe të programit të tij zgjedhor, që lidhet me investimin dhe zhvillimin e qendrës së vetme rekreative që ndodhet në qytet Banjën e Tetovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Banjën e Tetovës, Rexhepi theksoi gjendjen e mjerueshme të kësaj zone, duke nënvizuar se për katër vite me radhë, jo vetëm që nuk është investuar asgjë e re, por as nuk është mirëmbajtur ajo që ekziston.

“Bëhet fjalë pikërisht për zhvillimin e kësaj qendre rekreative, e cila fatkeqësisht ka mbetur e vetmja në Tetovë. Gjatë këtyre katër viteve, jo vetëm që nuk është investuar asnjë projekt i ri në këtë zonë, por përkundrazi, nuk është mbajtur as mirë,” u shpreh Rexhepi, njofton TS.

Ai prezantoi edhe planin konkret që AKI ka për këtë zonë, i cili përfshin jo vetëm rikonstruktimin e plotë të qendrës rekreative, por edhe zgjerimin e saj me një shteg të dedikuar për biçikleta, me qëllim që qytetarët të kenë më shumë hapësira për kohën e lirë dhe aktivitet fizik.

“Plani ynë është që ta zhvillojmë këtë qendër rekreative, ta zgjerojmë dhe me një shteg biçikletash, në mënyrë që qytetarët, në kohën e lirë, të kenë mundësi të kalojnë kohë cilësore dhe të shfrytëzojnë këtë pjesë të qytetit për rekreacion,” shtoi kandidati Rexhepi./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com