Rufki Suma pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Hanit të Elezit.
Mesazhe nga të gjitha fshatrat, lagjet dhe familjet po vërshojnë në mbështetje të tij, duke u rreshtuar pas punës, jetës dhe veprës së tij si ish-kryetar komune dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Puna e tij e palodhur për mbrojtjen e tokës së të parëve ka ngritur sot në këmbë të gjithë qytetarët e Hanit të Elezit, të cilët janë të vendosur që nesër të dëshmojnë një fitore të fuqishme – ndoshta më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Një mbështetje të madhe, Suma pritet ta ketë edhe nga fshati Puset e Nikës, një vendlindje e dytë për të, aty ku dikur i tha “po” UÇK-së dhe themeloi Brigadën 164 “Gafur Loku”.

Mbështetje e gjerë po vjen edhe nga lagjet Brava, Bushi, Daci dhe nga i gjithë territori i Hanit të Elezit.
Fitorja e Sumës nuk shihet vetëm si një rikthim në drejtimin e komunës, por si një fitore e madhe shpirtërore – për ta hapur zemrën e Hanit të Elezit dhe për të dëshmuar unitetin e banorëve të saj.

Kjo fitore, thonë qytetarët, do të jetë unike jo vetëm për Kosovën, por për gjithë trojet shqiptare – një shembull që bashkon frymën e shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva e Mali i Zi.

Rufki Suma nesër pritet të rizgjidhet jo vetëm si kryetar komune, por si njeriu i zemrës së të gjithëve.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com