Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit.

Kjo për të zgjedhur kryetarët e komunave për katër vitet e ardhshme.

Në orën 07:00 janë hapur pothuajse të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi.

Garë interesante pritet të jetë në disa rajone, sidomos në Prishtinë. Kryeqytetit, por edhe komunat përreth, pritet të kalojnë në garë të fortë, sidomos Obiliqi, Lipjani, Fushë Kosova e Podujeva.

Prej garave më të forta pritet në Drenas, ku Ramiz Lladrovci dhe Petrit Hajdari, do të synojnë të parin e komunës.

Ngjashëm pritet edhe në Mitrovicë mes Faton Pecit e Arian Tahirit, Prizren, Kamenicë e disa komuna të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, në listat e votuesve janë të regjistruar gjithsej 2,069,098 qytetarë, përfshirë 43,933 votues jashtë Kosovës.

Në mbarë vendin do të jenë të hapura 910 qendra votimi, ku do të funksionojnë gjithsej 2,571 vendvotime të rregullta, si dhe 38 qendra me kushte dhe 54 vendvotime me kushte për raste të veçanta.

Strukturimi gjinor i votuesve:

1,063,784 burra

1,005,314 gra

Komunat me numrin më të madh të votuesve:

Prishtina – 224,053

Prizreni – 191,752

Gjakova – 124,909

Ferizaj – 125,865

Peja – 122,909

Ndërsa komunat më të vogla për nga numri i votuesve janë:

Kllokoti – 4,232

Parteshi – 4,738

Ranillugu – 4,836

Pjesëmarrja e votuesve nga diaspora është gjithashtu e konsiderueshme, me gati 44 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës. Komunat me më së shumti votues jashtë vendit janë:

Prizren (2,866)

Prishtinë (1,715)

Suharekë (3,325)

Dragash (2,776)

Viti (1,980)

Rezultatet e para priten tek pas orës 20:00, kurse do të ketë edhe disa Exit Polle të realizuara nga tri televizione në Kosovë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com