Kandidati për kryetar komune të Çashkës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Suat Shaqiri, u shpreh shkurt dhe shqip: “Çashka do të bëhet shqiptare dhe këtë nuk ka kush që e ndal.”

Në fjalimin e tij në tubimin e AKI-së në Çashkë, Shaqiri theksoi se ende ekzistojnë ndasi mes maqedonasve dhe shqiptarëve në këtë komunë dhe se mungon një frymë e vërtetë bashkëjetese dhe barazie.

Ai tha se ka trokitur në çdo derë, pa dallim etnie apo feje, për të dërguar një mesazh të qartë: në drejtimin e tij, Çashka do të jetë komunë për të gjithë, jo vetëm për një komunitet.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Suat Shaqiri vlerësoi rolin vendimtar të mërgatës, duke u shprehur se mërgimtarët do të jenë ata që do ta vulosin fitoren e madhe të shumëpritur – një fitore që më parë ka munguar, por tani është më e merituar se kurrë.

Ndryshe, sipas sondazheve të fundit, Çashka pritet të kalojë përfundimisht në duart e Suat Shaqirit, për t’u shndërruar në një komunë të lirë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjitha komunitetet – qofshin ato maqedonas, shqiptarë, boshnjakë, torbeshë, romë apo të tjerë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com