Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi në Çashkë u shpreh se bashkimi i shqiptarëve fillon pikërisht nga kjo komunë, aty ku për vite me radhë është ndjerë mungesa e përfaqësimit të denjë.

“Kur jemi të vendosur dhe kur rezistojmë, gjithsesi do të realizojmë qëllimet tona. Ndjej kënaqësi që pas shumë vitesh është arritur të vendoset mësimi në gjuhën shqipe në Çashkë. Kjo ndodh kur bashkohemi rreth një kauze. E tillë është edhe kauza e Suat Shaqirit. Kështu fitojmë – kur jemi bashkë,” tha Sela.

Ai vijoi duke theksuar se Çashka është vend krenarie, jo thjesht për të mbajtur fjalime, por për të dëgjuar njerëzit e saj, përcjell TS.

“Këtu nuk jemi për fjalime të mëdha, por për t’ju dëgjuar ju. Ju jeni ata që mund të flisni për problemet, për zgjidhjet, dhe për rrugën që na bashkon për të arritur qëllimet tona politike.”

Sipas sondazheve të fundit, kandidati i AKI-së Suat Shaqiri pritet të fitojë bindshëm në Çashkë më 19 tetor, duke sjellë një ndryshim historik dhe drejtim të ri për këtë komunë./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com