Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke theksuar se shqiptarët janë ura lidhëse dhe jo rivalë të maqedonasve.

“Kjo fitore nuk është për t’i kundërvënë maqedonasit, por për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes. Shteti nuk mund të ndërtohet pa shqiptarë. Në Çashkë, kur shqiptarët marrin përgjegjësi, përfitojnë të gjithë, edhe maqedonasit”, deklaroi Ahmeti, njofton TS.

Ai tha se kur kur një shqiptar bëhet kryetar komune, si në Çashkë, forcohet edhe komuna.

“Shpjegojuni bashkëqytetarëve tanë maqedonas, kur një shqiptar bëhet kryetar komune, si në Çashkë, forcohet edhe komuna. Bëhet më e mirë për të gjithë. Të gjithë jetojnë më mirë”, theksoi Ahmeti.

Ai theksoi se lidhjet me komunat si Saraji, Dollneni e të tjera janë të forta dhe se zhvillimi do të vijë përmes bashkëpunimit, jo ndasive.

“Pushka duhet varur përfundimisht, shqiptarët duhet të jetojnë këtu, të kontribuojnë dhe të qeverisin”, shtoi ai.

Ali Ahmeti përmbylli fjalën e tij me një thirrje emocionuese.

“Na gëzoni më 19 tetor me fitoren tuaj që ta valvisim flamurin në Çashkë!”, theksoi Ahmeti./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com