Blerim Sejdiu, kandidati i VLEN-it që kërkon mandatin e tretë si kryetar komune në Zhelinë, është përballur me akuza të drejtpërdrejta nga banorët e fshatit Cerovë, të cilët e kanë akuzuar për mungesë totale investimesh dhe premtime të pambajtura.

Në një video të publikuar pa dashje nga vetë Sejdiu në rrjetet sociale, dëgjohet një haxhi nga Cerova, i cili reagon ashpër pas fjalimit të kandidatit që kritikonte BDI-në për 20 vite mashtrime:

“A keni ndonjë projekt tjetër të na rreni?” – i drejtohet qytetari me ironi Sejdiut, duke shprehur pakënaqësinë për neglizhencën që, sipas tyre, komuna ka treguar ndaj Cerovës gjatë dy mandateve të tij.

Nga ana tjetër, anketat e fundit edhe nga kompanitë e afërta me VRMO-në thonë se Blerim Sejdiu humb zgjedhjet në Zhelinë për shkak talljeve që ju ka bërë banorëve të Zhelinës në paraqitjet e fundit në media si Alienët dhe Rambo 1-2-3. TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com