Nesër, pas tre vitesh nga ngjarja e tmerrshme në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, kur u therën dhjetë kuaj, në Gjykatën Penale do të nisë procesi gjyqësor për këtë rast.

Atëherë, punonjësit u tronditën nga pamja ku kuajt po priteshin për të ushqyer kafshët e tjera, pas çka MPB paraqiti kallëzime penale kundër pesë personave, mes tyre edhe ish-drejtori i ZOO-së, Kristijan Stamenov.

Stamenov doli me arsyetim se kuajt e therur kishin qenë të sëmurë dhe të rraskapitur, ndaj do të përfundonin si ushqim për kafshët e tjera. Sipas tij, vlerësimin për gjendjen e kuajve e kishin bërë punonjësit, por edhe një inspektor verbal nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV).

Kuajt ishin marrë nga burgu i Idrizovës, gjithsej 16, prej të cilëve katër ishin në gjendje të mirë për t’u ekspozuar në kopshtin zoologjik, ndërsa të tjerët që u therën kishin fraktura, lëndime apo sëmundje malinje dhe ishin më parë keqpërdorur.

Por nga AUB demantuan se ndonjë inspektor i tyre kishte bërë vlerësim të tillë, duke theksuar se këto kafshë nuk ishin të regjistruara askund dhe nuk mund të dihej gjendja e tyre shëndetësore. Për këtë arsye, mishi i tyre ishte asgjësuar në “Drisla”. Pas kësaj, u zhvillua hetimi që përfundoi me ngritjen e aktakuzës.

Ish-drejtori i ZOO Shkupit, Gjorgji Galetanovski, i cili e kishte ushtruar funksionin para Stamenovit, u shpreh i tronditur nga akti:

“Dua ta shoh në sy atë që i ka therur. Nuk ka shanse të jetë dikush nga punonjësit e ZOO-së. Kopshti Zoologjik i Shkupit është institucion që duhet të kujdeset për mirëqenien e kafshëve. 16 kuaj… shumë e dhimbshme, nuk kam çfarë të them, përveç se duhet të kujdesemi për kafshët dhe ta lëmë ZOO-në në duart e punonjësve dhe vizitorëve,” — deklaroi Galetanovski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com