Kandidati për kryetar komune nga koalicioni Vlen, Daut Memishi, ka shpërndarë një mesazh frymëzues nga një ecje në natyrë me qytetarët e Tearcës, duke theksuar lidhjen e fortë me komunitetin dhe vizionin për zhvillim të qëndrueshëm.

“Ecje në natyrë, frymëzim për punë të ndershme!
Në çdo hap me qytetarët, në çdo shteg me shpresën për Tearcën tonë më të bukur e më të zhvilluar.
Energjia e natyrës më kujton se ndryshimi vjen kur ecim bashkë, me zemër e me vizion, me një zë!
Edhe 7 ditë, votojmë numrin 7 – për një komunë për të gjithë!”

Ky mesazh ka gjetur jehonë të gjerë te qytetarët, ndërsa fushata e Memishit vlerësohet për qasjen e saj të afërt, të sinqertë dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas anketimeve më të fundit, jo vetëm nga agjencitë prestigjioze të matjes së opinionit publik, por edhe nga ato që konsiderohen të afërta me VMRO-në, Daut Memishi i prin garës për komunën e Tearcës dhe shihet si kryetari i ardhshëm pas 19 tetorit.

Pritshmëritë janë të larta që Tearca do të nisë një kapitull të ri me një drejtim të ndershëm, përfshirës dhe vizionar./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com