Ali Ahmeti godet liderët e VLEN-it: Agai i ka marrë këta që mos ngrisin zërin e të rinë urt në Qeveri (VIDEO)

Në një tubim elektoral të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim në Haraçinë, lideri Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm para mbështetësve, duke adresuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalimin e tij, Ahmeti akuzoi partitë maqedonase për plane të fshehta që synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga pushteti, duke përmendur edhe një bashkëpunim të dyshimtë mes LSDM-së dhe VMRO-së. Ai theksoi se këto marrëveshje, sipas tij, janë të qëllimshme për të marginalizuar komunitetin shqiptar dhe për të kufizuar ndikimin e tyre politik.
“Janë ulur maqedonasit bashkë për të bërë plane kundër shqiptarëve. Dhe kjo nuk është hamendësim. Ne nuk kemi dashur të hedhim zjarr, kemi dashur ta menaxhojmë situatën me maturi, gjithmonë duke ua bërë të ditur se marrëveshjet mes LSDM-së dhe VMRO-së ishin për të eliminuar shqiptarët nga pushteti. Kështu thotë edhe Pendarovski, sepse i ka të dëgjuara dhe të verifikuara ato takime,” theksoi Ali Ahmeti.
Ai foli edhe për filozofinë dhe politikën që Aleanca propozon, duke u fokusuar në mësimin nga e kaluara dhe parandalimin e përsëritjes së gabimeve historike. Ahmeti tha se gjërat kanë shkuar keq për shkak të qasjes së disa maqedonasve që mendojnë se shteti është vetëm i tyre dhe se shqiptarët janë “të padëgjueshëm”. Sipas tij, zgjidhja është që të përzgjidhen shqiptarë të ndershëm që mund të qeverisin dhe përfaqësojnë komunitetin në mënyrë dinjitoze.
“Na kanë nënçmuar, na kanë poshtëruar. Këta tjerët nuk e ngrenë zërin, Se ngrisin zërin për gjuhën shqipe, për përfaqësimin. Ata kanë shkuar të bëjnë gjuhën aty, Agai i ka marrë që rrinë urtë aty, pa ngritur zërin për gjuhën,” tha Ahmeti, duke shtuar se kjo duhet të ndryshojë.
Lideri i Aleancës bëri thirrje për një mobilizim të fuqishëm në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar rëndësinë që vota të jetë një mesazh i fuqishëm kombëtar për dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në të gjithë Maqedoninë e Veriut./TS