Ziadin Sela gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Intergrim në Haraçinë, bëri thirrje që në javën e fundit të fushatës elektorale të intensifikohen aktivitetet për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Ai vuri theksin te rëndësia e përfaqësimit politik shqiptar për çështje jetike si rrugët, shkollat dhe ambienti jetësor, njofton TS.

Sela kritikoi ata që tentuan të shkelin të drejtat dhe legjitimitetin shqiptar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e votës si amanet i gjeneratave të ardhshme dhe theksoi se shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër përveç integrimit në Perëndim.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht numrin 4 dhe të mbështesin Skënderin dhe Arbenin për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com