Në një tubim të fuqishëm elektoral të organizuar në Gostivar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), deputeti Halil Snopce mori fjalën me një mesazh të qartë dhe mobilizues për simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se fitorja nuk është në diskutim — dhe se VV origjinale që përfaqëson qytetin do të triumfojë.

Snopce deklaroi se edhe nëse disa “duan ta mohojnë”, rezultatet do të flasin vetë.

“Sado të dëshirojnë ta mohojnë, fituesja e pakontestueshme e këtyre zgjedhjeve në Gostivar do të jetë VV origjinale e Gostivarit. VV e pakonteueshme e Valbonit dhe Valdetit”, tha Snopce.

Ai vazhdoi duke thënë se qyetarët e Gostivar do të jetë krenar në katër vitet e ardhshme që do të kenë një udhëheqësi të tillë — Valbonin dhe Valdetin, të cilët sipas tij përbëjnë një dyshe të mrekullueshme dhe simbol të besimit të qytetarëve.

Mesazhi kryesor i Snopcës ishte thirrja për pjesëmarrje masive dhe unitet në ditën e votimit:

“Ne nuk kemi gjë tjetër veçse të dalim me krenari e dinjitet në votime, të rrethojmë numrin 4 të gjithë së bashku dhe, më 19 tetor, me krenari ta themi: ‘Edhe unë e votova numrin 4! Edhe unë dhashë kontribut në këtë lëvizje, në këtë mision.’”

Ky tubim shënoi një pikë kulmore të fushatës së AKI-së në Gostivar, ku përkrahës të shumtë u mblodhën për të dëgjuar fjalë mobilizuese dhe për të konfirmuar besimin e tyre në kandidaturat që përfaqësojnë vizionin qytetar dhe kombëtar./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com