Më 13.10.2025, rreth orës 09:15, në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin L.O. (46) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë nga kolegia e saj A.I. (36) nga fshati Debresh.

Sipas denoncimit, pas një grindjeje të shkurtër ndërmjet dy punonjëseve, L.O. e kishte sulmuar fizikisht A.I.-në duke përdorur një send plastik, ndaj së cilës kjo e fundit ishte kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje.

E dyshuara është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj saj.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume