Shkupi sot duket i lënë pas dore, i papastër dhe kaotik, sepse ndërmarrjet publike janë robëruar nga interesat partiake, borxhet dhe udhëheqjet e paafta. Qytetarët paguajnë për shërbime, ndërsa marrin mbeturina të grumbulluara, transport publik jofunskional dhe infrastrukturë kaotike. Prioriteti im është një reformë e vërtetë e ndërmarrjeve publike, që ato t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo partive, deklaroi sot kandidatja për kryetare të Shkupit nga LSDM-ja dhe koalicioni, Kaja Shukova.

Sipas saj, NQP-ja do të modernizohet me autobusë të rinj ekologjikë, sistem elektronik për pagesën e biletave dhe transit i shpejtë i autobusave, për të vendosur një transport publik që funksionon.

“”Higjiena Komunale” do të revitalizohet me një qendër moderne për selektim dhe riciklim, mbledhje të rregullta të mbeturinave dhe zgjidhjet përfundimtare në “Vardarishte”. Në “Parqe dhe Gjelbërime” po hapet një epokë e re – 10,000 pemë dhe 15 parqe të reja për 15 muaj, me mirëmbajtje të rregullt dhe rikthim të hapësirave të gjelbra në lagje. “Ujësjellësi” do të fokusohet në furnizim të qëndrueshëm, pajisje moderne dhe ulje të humbjeve të ujit. Ndërmarrja publike “Lajka” do të zgjerohet në një sistem vërtetë human për strehimin dhe kujdesin ndaj kafshëve endacake”, theksoi Shukova.

Ajo shtoi se Shkupi do të ketë shërbime publike funksionale dhe transparente, sepse Shkupi është një qytet që punon, një qytet që kujdeset për banorët, dhe prandaj ka ardhur koha që institucionet t’u shërbejnë qytetarëve, dhe jo partisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com