Revolta kundër Bilall Kasamit po rritet çdo ditë, dhe tani zërat e pakënaqësisë po dëgjohen qartë edhe nga Malësia e Tetovës. Banorët e Shipkovicës, Gajres dhe fshatrave përreth ndihen të braktisur, të injoruar dhe të mashtruar nga një kryetar që premtoi shumë, por nuk solli asgjë.
Një qytetar i Malësisë shprehet me zhgënjim të thellë.
“Ai nuk ka shkelë kurrë në Gajre, sepse nuk është kryetar i Gajres – ai është kryetar i Llërcës!”
Këto fjalë të thjeshta, por të fuqishme, shprehin realitetin e hidhur që po përjetojnë banorët e zonave malore: mungesë totale vëmendjeje, mungesë investimesh dhe një harresë e plotë nga pushteti lokal.
Fshatrat e Malësisë nuk kanë parë asnjë përmirësim konkret në këto katër vite. Rrugët janë në gjendje të mjerueshme, projektet e premtuara nuk kanë parë dritë, dhe as edhe një vizitë simbolike nga kryetari i komunës.
Bilall Kasami e përdori Malësinë vetëm për vota. Pas fushatës, i harroi të gjithë. Ky është realiteti.