Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në ambientet e Qeverisë, zhvilloi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të turneut të saj ballkanik.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivën evropiane, përparimin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.

Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai nënvizoi se shteti pret nga Bashkimi Evropian përkushtim të qartë dhe konkret, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe si mbështetje për qytetarët të cilët me dekada mbeten të përkushtuar ndaj vlerave evropiane.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian paraqet konfirmim të dialogut të hapur dhe gatishmërisë së ndërsjellë për thellimin e partneritetit, në interes të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com