Pesë automjete janë përfshirë nga zjarri në një autosallon në fshatin Preoc të Graçanicës, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar nga pronari i autosallonit, transmeton Klankosova.tv.
Policia bëri të ditur se i dyshuari, është arrestuar dhe pasi ka marrë tretman mjekësor në QKUK, në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.
Mgid