Tetovë, 15 tetor 2025 – Zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar mbrëmë në orën 18:40, në rrugën “JNA” në Tetovë, personin N.S. (34) nga fshati Novosellë, Komuna e Zhelinës.

Sipas njoftimit të policisë, N.S. dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka kryer disa vepra penale të “vjedhjes” dhe “vjedhjeve të rënda” në rajonin e Tetovës.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës, konfirmuan nga SPB Tetovë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume