Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme nga figura të njohura publike. Sot, Bardhyl Mamuti – një emër i njohur në opinion – i është bashkuar listës së personaliteteve që mbështesin kandidaturën e tij.

“Bardhyl Mahmuti një intelektual i rrallë. Një atdhetar i përmasave kombëtare e ndërkombëtare. Mbështetja e Bardhylit për mua , ka një rëndësi jetike. Falëmnderit miku im.” ka shkruar Bajram Rexhepi në Facebook.

Kjo mbështetje vjen pas asaj të profesorëve të njohur tetovarë, Zeqirja Rexhepi dhe Neset Izairi, të cilët gjithashtu kanë shprehur publikisht përkrahjen për Rexhepin.

Sipas mbështetësve, kjo përkrahje masive është rezultat i një kulture të re politike dhe mënyre të qytetëruar të fushatës që ka ndjekur Bajram Rexhepi, duke u fokusuar në çështje konkrete dhe nevojat reale të qytetarëve të Tetovës.

Nga ana tjetër, sonte pritet një tubim madhështor, ku më shumë se 10 mijë qytetarë tetovarë pritet të marrin pjesë për të treguar mbështetjen e tyre dhe për të vulosur, simbolikisht, fitoren e Rexhepit para datës 19 tetor, kur qytetarët do të vendosin përfundimisht për drejtimin e ardhshëm të Komunës së Tetovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com