Ali Ahmeti në Tiranë: UÇK-ja u sulmua me një skenar serbo-rus, për ta njollosur si organizatë terroriste (VIDEO)
Në intervistë e TopCHanel në Tiranë, Ahmeti foli gjerë e gjatë për përpjekjet e dikurshme për të njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Skenari për të goditur UÇK-në nisi me raportin famëkeq të Dick Marty-t, i ndihmuar nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Synimi ishte ta paraqisnin UÇK-në si organizatë kriminale, e jo si aleate e NATO-s, SHBA-së dhe BE-së, që ndihmuan në çlirimin e Kosovës”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.
Ahmeti i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të shohë të vërtetën historike dhe të kuptojë se lufta e shqiptarëve ka qenë për liri dhe jo për krim.
Mgid