Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Bajram Rexhepi, pas votimit në vendlindjen e tij në Sellcë, u shpreh se çdo qytetar duhet të votojë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Sot edhe unë shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse është shumë e rëndësishme – çdo votë është një hap drejt ndryshimit të së ardhmes sonë,” u shpreh Rexhepi nga Sellca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume