Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çair.

Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare.

Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht.

Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume