Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në konferencën e radhës për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, në shkallë vendi, pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 31,16%.

KSHZ thekson se procesi zgjedhor deri në këto momente po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente të mëdha. Pritet që intensiteti i votimit të rritet edhe më shumë në orët e mbetura deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume