Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, ka dhënë një mesazh pas votimit të tij këtë të diel, duke shprehur mirënjohje për qytetarët dhe optimizëm për të ardhmen e komunës.

“Votuam për Gostivarin me të gjithë ju n’❤️! Zoti dhëntë më të mirën!” ka shkruar Limani në rrjete sociale, duke ndarë momente nga dita e votimit.

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për ndryshimin dhe zhvillimin e qytetit./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume