Sipas të dhënave të fundit të Komisioneve Komunale Zgjedhore, deri në orën 17:00 të ditës së sotme është shënuar një pjesëmarrje e konsiderueshme në disa komuna të Maqedonisë së Veriut ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Kriva Pallanka

Në Komunën e Kriva Pallankës, pjesëmarrja ka arritur në 56.01%.
Nga gjithsej 16.534 votues të regjistruar, në 47 vendvotime kanë votuar 9.252 qytetarë deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Kratovë

Në komunën e Kratovës, pjesëmarrja është pak më e ulët.
Deri në të njëjtën orë kanë votuar 49.67% e qytetarëve.
Nga 7.438 votues të regjistruar, në 33 vendvotime kanë votuar 3.691 persona.

Rankovcë

Ndërkohë, në Komunën e Rankovcës është regjistruar një nga përqindjet më të larta të pjesëmarrjes deri më tani, me 57.07% të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës sipas listës zgjedhore.

Procesi zgjedhor deri në këto momente po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të raportuara. Autoritetet vazhdojnë të inkurajojnë qytetarët që të dalin dhe të votojnë deri në mbylljen e vendvotimeve./ts

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com