Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, para pak çastesh njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të shkohet në disa komuna, duke përfshirë Kërçovën, Strugën, Studeniçanin (kundër një kandidati të pavarur), Tetovën, Dolnen dhe Haracinën.

Ai theksoi se në nivel nacional, Aleanca Kombëtare për Integrim është fituese absolute, me një diferencë prej mbi 20.000 votash kundrejt Koalicionit VLEN, ndërsa procesi i përpunimit të rezultateve vazhdon dhe kjo diferencë pritet të thellohet edhe më shumë., njofton TS.

“Në balotazh apo raundin e dytë do të shkojmë në komunat: Kërçovë, Strugë, Studeniçan (kundër kandidatit të pavarur), Tetovë, Dolnen, dhe Haracinë,” theksoi Ademi.

Arbër Ademi u shpreh optimist për balotazhet e ardhshme dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com