Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një press konferencë para pak çastesh ka bërë një përmbledhje të rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve lokale, duke theksuar disa fitore të rëndësishme për partinë e tij që në raundin e parë.

Sipas Ademit, Aleanca ka arritur fitore të qarta në komunat Gostivar, Likovë, Çashkë, Plasnicë dhe Kumanovë, duke siguruar edhe shumicën në këshillat komunalë, ku siç tha ai AKI është “fituese absolute përballë VLEN-it”, njofton TS.

“Në raundin e parë, kemi fituar në këto komuna, gara është fituar në këto komuna: në Gostivar, me një përqindje shumë të madhe në Likovë, po ashtu me një përqindje të madhe në Çashkë, gjithashtu në Plasnicë, po ashtu.

Për komunën e Vrapçishtit, Ademi deklaroi se Isen Shabani ka fituar me shumicë absolute votash, por për shkak të bojkotit të zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, nuk është arritur kuorumi prej një të tretës së votuesve të regjistruar. Si rrjedhojë, zgjedhjet në Vrapçisht do të përsëriten.

“Duhet të theksojmë se në Vrapçisht jemi fitues absolut, por për fat të keq VMRO-DPMNE bashkë me VLEN-in kanë bojkotuar zgjedhjet. Në Vrapçisht nuk është arritur kuorumi minimal prej një të tretës së votuesve, gjë që do të përcaktojë rinumërimin e zgjedhjeve në atë komunë”, theksoi Ademi.

Ademi u shpreh se përpunimi i rezultateve vazhdon, por fitorja e AKI-së në këto komuna tashmë është e konfirmuar./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com