Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Evropian, Fatmir Dehari, ka siguruar votat për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Kërçovës, ku do të përballet me kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Jovica.

Para një numri të madh simpatizantësh të mbledhur për të festuar rezultatin, Dehari mbajti një fjalim emocionues, njofton TS.

“Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, ju që jeni këtu dhe të gjithë ata shqiptarë që sot i dhanë kuptim Kërçovës. Sot fituan shqiptarët dhe nuk humbi asnjë nga ne”, u shpreh ai me entuziazëm.

Dehari e cilësoi rezultatin si një fitore për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se përballja e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e komunës dhe për ruajtjen e përfaqësimit politik shqiptar në këtë zonë të ndjeshme./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com