Tradita politike shqiptare nuk e njeh dorëheqjen. Ajo shihet si dobësi, si shenjë faji, jo si akt dinjiteti. Humbësi te ne nuk e pranon kurrë humbjen, sepse shqiptari politik nuk pajtohet as me fatin, as me të vërtetën. Ai kërkon fajtorin gjithmonë jashtë vetes – te “komplotet”, “tradhtitë”, “shitjet e votës” apo “ndikimet e huaja”.

Kështu fillon procesi i njohur: nga dështimi lind miti. Humbësi ndërton rreth vetes një histori të re për ta fshehur realitetin. Ai nuk largohet, por rri për të “shpëtuar partinë”, për të “mbrojtur idealin”, për të “ruajtur unitetin”. Ndërsa në të vërtetë, ruan vetëm karrigen.

Në këtë mënyrë, dorëheqja mbetet fjalë e huaj në fjalorin politik shqiptar. Derisa të mësojmë të largohemi me dinjitet, do të vazhdojmë të rrotullohemi në të njëjtin cikël mashtrimesh, ku humbësi bëhet hero dhe e vërteta mbetet peng i mitit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com