Tentoi t’i merrte jetën vëllait në Shkup: Goditi me shkop druri dhe la pa ndihmë për orë të tëra, prokuroria kërkon paraburgim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Shkupit ka nxjerrë Urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi për të cilin ekziston dyshim se ka tentuar të kryejë veprën penale – Vrasje, e parashikuar në nenin 123, paragrafi 2, pika 2 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Më 18 tetor, në shtëpinë e familjes në Marino, i dyshuari ka tentuar të privojë nga jeta vëllain e tij, duke e goditur me shkop druri në kokë dhe në tërë trupin. Nga goditjet, i dëmtuari ka filluar të rrjedhë gjak nga koka dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa i dyshuari, në vend që t’i ndihmonte, ka shkuar të flejë.
Dita e nesërme, kur u zgjua, e pa vëllain e tij të shtrirë në gjak dhe pa ndjenja, por përsëri nuk ndërhyri menjëherë dhe thirri ndihmën mjekësore vetëm pas pothuajse tri orësh.
Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, prokurori publik ka dërguar tek gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Shkupit një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.