Halil Snopçe

Zgjedhjet përfunduan. Urime të gjithë kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë që u zgjodhën. Uroj që rrethi i dytë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Dëshiroj të ndaj me ju disa fakte që dalin pas publikimit të rezulteteve:

Fakti 1: Koalicioni AKI ka fituar më shumë Keshilltar në nivel nacional se sa koalicioni VLEN. Numri i pêrgjithshëm i votave êshte 125000 për koalicionin AKI dhe 105000 vota për koalicionin VLEN. Pra, njê dallim prej 20000 votash në favor të AKI.

Fakti 2: Koalicioni VLEN ka më shumë vota pêr kandidatët pêr kryetar Komunash, gjë që dêshmon se pêr zgjedhjen e disave nga ato (si Saraji) kanë ndikuar votat e VMRO-së.

Fakti 3: nuk është bërë pastrim i listave zgjedhore. Kemi qindra të vdekur që ende janë në listat zgjedhore gjë që ndikon ne cenzusin.

Fakti 4: Një tentativë nga qeveria për mospasje të cenzusit në disa komuna (si Vrapçishti).

Fakti 5: Në Komunën e Gostivarit numri i votave që ka marrë VLENI nuk do kishin mjaftuar as për një gjysëm deputeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume