Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në seancën e mbrëmjes, njoftoi se në katër komuna do të zhvillohet përsëritje votimi, pasi nuk është përmbushur censusi i daljes në votime.
Rivotimi do të mbahet në komunat Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Gostivar.
Sipas të dhënave nga raundi i parë i votimeve, pjesëmarrja në këto komuna ka qenë relativisht e ulët:
• Vrapçisht – 25.18%
• Mavrovë-Rostushë – 30.31%
• Qendër Zhupë – 21.49%
• Gostivar – 33.31%
Mgid