Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale.
Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri.
Sado që mund të trumbetojnë arsye, sovrani me këtë veprim i dha një shuplakë të nxehtë politikës së ndërrimit të parimeve për interesa të imta personale.
Taravari shkoi për gjashtë komuna, ngeli me katër dhe përfundoi me ZERO.
Mgid