Më shumë se 2000 persona janë arrestuar nga ushtria e Mianmarit gjatë një bastisjeje në KK Park, një kompleks i njohur për aktivitete kriminale pranë kufirit me Tajlandën, raportoi media shtetërore.

Sipas gazetës shtetërore Myanmar Alin, KK Park është përdorur prej kohësh nga rrjete kriminale ndërkombëtare për aktivitete si lojëra fati të paligjshme, pastrim parash, mashtrime online në emër të investimeve dhe lidhjeve romantike, transmeton klankosova.tv.

Kompleksi përfshinte mbi 250 ndërtesa të ulëta, përfshirë magazina, dyqane dhe godina me një apo dy kate.

Gjatë operacionit, ushtria konfiskoi edhe 30 pajisje satelitore të Starlink, teknologji që mundëson lidhje me internet edhe në mungesë të energjisë elektrike. Pajisjet janë prodhuar nga kompania SpaceX, në pronësi të Elon Musk.

Në total, autoritetet arrestuan 2,198 persona, mes tyre 1,645 burra, 445 gra dhe 98 roje sigurie, por nuk u dhanë detaje mbi kombësinë e tyre.

KK Park ndodhet në rajonin Myawaddy në shtetin Kayin, përballë qytetit kufitar tajlandez Mae Sot.

Zona ku ndodhet kompleksi ka qenë kohët e fundit arenë përplasjeje midis ushtrisë mianmareze, grupeve etnike të armatosura dhe Forcave të Mbrojtjes Popullore, krahu i armatosur i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Mianmarit, e formuar nga deputetët e zgjedhur që u përmbysën nga grushti i shtetit në vitin 2021.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com